Cinncinati, Sinner-Alcaraz në finale

Përsëri ata të dy, edhe një herë kundër njëri-tjetrit. Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz do të përballen të hënën në finalen e madhe të Masters 1000 pikësh të Cincinnatit.

Pas suksesit të italianit në gjysmëfinale kundër Atmanes, edhe spanjolli siguroi një vend në finalen e Cincinnati Masters 1000, duke mposhtur Alexander Zverev në gjysmëfinale me rezultatin e pastër 6-4, 6-3 në një orë e dyzet e pesë minuta.

Në Cincinnati, Sinner dhe Alcaraz takohen përsëri pas finales së Wimbledonit, kur numri një në botë i dha fund serisë prej pesë fitoresh të tenistit spanjoll. Përballjet direkte kryesohen nga Alcaraz, që ka arritur të fitojë 8 ndeshje dhe ka humbur 5 përballë italianit Sinner.

sfidanti.al