Ciklizëm, Paris-Rubaix shtyhet për në 3 tetor për shkak të emergjencës Covid

Edicioni i 118 i garës ciklistike Paris-Rubaix e parashikuar për t’u zhvilluar në 11 prill, u shty zyrtarisht për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19. Kompeticioni do të zhvillohet në 3 tetor, një javë pas Kampionatit Botëror, lajm që konfirmohet nga Unioni Ndërkombëtar i Ciklizmit nëpërmjet një komunikate

Gara historike që zhvillohet në rrugë më kalldrëm u anulua edhe vitin e kaluar, gjithnjë për shkak të pandemisë Covid-19. E përditshmja ‘L’Equipe’ bëri të ditur se prefekti i rajonit Hauts-de-France kishte shfaqur dyshimet për zhvillimin e eventit, por organizatorët deshën që të paraqisnin gjithsesi një dosje të re autoriteteve kompetente me synimin për të mbrojtur disa sektorë të rrugëve me kalldrëm për të evituar ndërhyrjen nga publiku

Sfidanti.al