Bucks, ultimatum për Giannis

Superylli grek, Giannis Antetokounmpo, është në një pikë kyçe me Milwaukee Bucks, pasi drejtoria e klubit i ka dhënë një dilemë të qartë: ose rinovon kontratën ose do të shkëmbehet.

Sezoni aktual duket i humbur për Bucks, të cilët renditen në vendin e 11-të në Konferencën Lindore, jashtë zonës së playoff-ve. Antetokounmpo po rikuperohet nga një dëmtim në gju dhe mungoi në humbjet e fundit ndaj Cleveland Cavaliers (116-123) dhe Utah Jazz (96-128). Drejtuesit e Bucks janë të gatshëm të hapin një kapitull të ri, madje edhe nëse kjo do të nënkuptonte largimin e lojtarit më të madh në historinë e klubit për të nisur një rindërtim.

Në një intervistë për ESPN, bashkëpronari i Bucks, Wes Edens, u shpreh qartë: “Giannis do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, prandaj një nga dy gjërat do të ndodhin: ose firmos një rinovim ose do të shkëmbehet.”

sfidanti.al