Barcelona po mendon seriozisht për një lëvizje të madhe në merkato, duke synuar transferimin e Julián Álvarez si pasues të mundshëm të Robert Lewandowski në repartin ofensiv.
Sipas raportimeve, klubi katalanas po përgatit një ofertë të kombinuar, që përfshin para dhe një lojtar, me synimin për të ulur koston totale të marrëveshjes me Atlético Madrid. Megjithatë, madrilenët kanë qenë të qartë se sulmuesi argjentinas nuk është në shitje dhe kanë kontroll të plotë mbi situatën, pasi kontrata e tij zgjat deri në vitin 2029, ndërsa flitet edhe për një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.
Presidenti Joan Laporta besohet se është optimist për realizimin e këtij transferimi për një shumë më të ulët se 100 milionë euro. Nga ana tjetër, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, pëlqen disa lojtarë të Barcelonës si Lewandowski, Raphinha dhe Ferran Torres, por një marrëveshje shkëmbimi mbetet e komplikuar.
sfidanti.al

