Boks, surprizë në Brisbane, Horn gjunjëzon senatorin Pacquiao

Manny Pacquiao pësoi një disfatë befasuese dhe të bujshme në përballjen me australianin Jeff Horn duke humbur edhe titullin botëror në peshën welter në versionin WBO. Gjithcka ndodhi në Brisbane të Australisë përballë 51 mijë shikuesve me Pacquiaon që u dorëzua përballë kundërshtarit të tij. Në pjesën e parë të sfidës, Pacquiao 38 vjeçar,senator në Filipine, u shfaq dominues ndaj Horn, por gjërat ndryshuan në raundin e nëntë, kur Horn shfaqi vlerat e tij duke goditur gjithnjë e më fort e me më shumë vendosmëri Pacquiaon duke e gozhduar në këndin e ringut për të fituar përfundimisht edhe ndeshjen. Për Pacquiaon kjo është një humbje e rëndë që mund të ndikojë në vendimin e tij për t’u tërhequr përfundimisht nga boksi dhe për të mbyllur një karrierë ku ka shënuar 59 fitore, 7 humbje. Ndërsa për Horn 29 vjeçar, gjërat duket se po shkojnë mirë në karrierën e tij duke qenë se nuk humbet prej 19 ndeshjesh

Sfidanti.al