Bëhet zyrtare; Domenicali lë Lamborghinin, tani në krye të Formula 1

Stefano Domenicali është Shefi i ri Ekzekutiv  dhe president i Formula 1. Kjo është ajo që lexohet në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të këtij kampionati. Ish Menaxheri i Ferrarit do të zëvendësojë Chase Carey që do të marrë rolin e presidentit jo ekzekutiv dhe do të nisë aventurën e tij të re në 1 janar të 2021

‘Jam entuziast që do të jem pjesë e organizimit të Formula 1, një sport që ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime-tha 55 vjecari Domenicali-kam lindur në Imola e jetoj në Monza. Kam mbetur i lidhur me sportin tim falë edhe punës në Komisionin e FIA. Mezi pres të hyjë në kontakt me skuadrat, promovuesit, sponsorët dhe partnerët e tjerë të Formula 1, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të cojmë përpara punët. Në 6 vitet e fundit te Audi e më pas në drejtim të Lamborghinit kam fituar një prospektivë dhe eksperiencë më të gjerë që do ta përcoj në Formula 1’.

Sfidanti.al