Më në fund ia doli, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Bebe Vio mundi ta mposhte ndrojën dhe të shkrepte një selfie me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama. “Nuk dija se çfarë të bëja, madje nuk kisha as kurajon që t’i kërkoja një selfie”, ka thënë kampionia paraolimpike pas “State Dinner”, organizuar në Uashington nga numri 1 i Shtëpisë së Bardhë. Veç të tjerave, skermistja italiane ndikoi në një devijim të vogël të protokollit”, siç e cilëson ajo në profilin e saj social foton e shkrepur.