Basketbolli, pasqyra që na tregoi turpin

Rrjeti po zien ndaj një grupi vajzash të pafajshme dhe aspak të ndërgjegjshme për peshën e përgjegjësisë që duhet të ketë fanella e Kombëtares. Të rejat 20-vjeçare të koshit sigurisht që u turpëruan me më shumë se 100 pikë diferencë ndaj bashkëmoshatareve serbe, por ato janë të fundit në radhë ndaj të cilave duhet të kërkojmë përgjegjësitë. Prej shumë dekadash basketbolli në vend është në një degradim total. Pakkush e kujton se disa vite më parë, Kombëtarja e të rriturve u la jashtë pallatit “Feti Borova” për seancat stërvitore se ashtu iu tek dikujt dhe djemtë u detyruan të largohen me “bishtin ndër shalë”. Ky episod nuk është i rëndësishëm në vetvete por për të na treguar se si është katandisur loja e koshit, dikur lavdi kombëtare, sot turp i të gjithëve. Por si basketbolli mund të rreshtojmë të gjithë sportet me radhë ku Serbia na jep leksion e madje na shpërfytyron sepse Shqipëria e sportit është kjo që basketbolli nga i tregoi, një turp i vërtetë.

Nga Pirro Bardhyli