Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pasi ka mposhtur në finale Vllazninë me rezultatin 89-73. Lezhjanët nisin shumë mirë takimin dhe mbyllin periodën e parë në avantazh 20-13. Shkodranët reagojnë dhe fitojnë periodën e dytë 20-18. Perioda e tretë është e luftuar dhe mbyllet në ekuilibër 21-21. Lezhjanët thellojnë avantazhin në periodën e katërt dhe fitojnë të gjithë takimin me rezultatin 89-73. Besëlidhja nis sezonin e ri me trofe, duke fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.
Për vajza, Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë pasi ka mposhtur në finale Tiranën me rezultatin 79-69.
Nuk ka patur shumë histori ndeshja me vajzat vlonjate që kanë dominuar sfidën që nga minuta e parë. Flamurtari krijon epërsi që në periodën e parë, të cilën e mbyll me rezultatin 30-13, ndërsa pjesa e parë mbyllet me rezultatin 49-37 për vlonjatet.
Flamurtari administron 12 pikët e avantazhit në pjesën e mbetur të ndeshjes, ndërsa trajnerja e Tiranës, Mirza Alibegaj, duket se pranon humbjen dhe hedh në fushë disa vajza të reja. Byberi (12 vjeç) dhe Filopati (14 vjeç) aktivizohen me ekipin bardheblu në këtë finale.
Përfundon me rezultatin 79-69 për vlonjatet Superkupa e Shqipërisë në basketboll për vajza me Flamurtarin që arrin të fitojë trofeun e parë të sezonit.
sfidanti.al