Nick Woltemade ishte një nga emrat e lakuar për t’u transferuar te Bayern Munich gjatë verës, por përfundoi te Newcastle.
Anglezët paguan rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, duke e bindur Stuttgart të pranonte ofertën. Për këtë lëvizje reagoi Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar dhe anëtar i bordit drejtues të Bayern. Ai u shpreh kritik ndaj shifrës së paguar, duke thënë se klubi anglez gaboi me këtë investim. “Mund të përgëzoj drejtuesit e Stuttgart. Gjetën disa budallenj që paguan kaq shumë para për Woltemade. Sigurisht që ne te Bayern Munich nuk do të paguanim kaq shumë”, u shpreh Rummenigge.
Pavarësisht kritikave, sulmuesi gjerman e ka nisur mbarë aventurën në Premier League. Në tre ndeshje me Newcastle ai ka realizuar dy gola.
sfidanti.al