Atletika botërore vlerëson Kipçogen dhe Ibargen si më të mirët për 2018

Në cdo fund viti, federatat e të gjitha disiplinave sportive bëjnë bilancet e tyre dhe në fund përzgjedhin edhe ata që kanë spikatur më shumë. Federata ndërkombëtare e Atletikës e ka bërë një gjë të tillë duke organizuar në Monako ceremoninë e ndarjes së cmimeve për atletët më të mirë për vitin 2018 që po shkon drejt mbylljes

Për meshkuj ai që triumfoi ishte keniani Eliud Kipçoge. I konsideruar si një dominues i maratonave, Kiçoge e mori këtë cmim pasi vendosi rekordin botëror të kësaj disipline me 2 orë 1 minutë e 39 sekonda,  duke thyer rekordin e Derek klejton që rezistonte prej 51 vitesh. Ndërsa Ibargen u shpall Atletja më e mirë e vitit për suksest në Lojërat e Karaibeve, Kupën kontinentale të IAAF e sidomos për fitoret e saj në finalet e Diamond League.

Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve pati vend për të bërë vlerësime edhe për talentet e reja në atletikë. në këtë pikë, për meshkuj ai që fitoi në këtë kategori ishte atleti 19 vjecar i kërcimit me shkop, Arman Duplantis, ndërsa për femra triumfi i shkoi amerikanes Sidni Meklaflin

sfidanti.al