Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë edhe dy medalje të arta në Europianin e sallave të mbyllura që po mbahet në Holandë prej tri ditësh. Atleti për të tretin Europian radhazi ka fituar medalje të artë në dy gara, atë të 1500m dhe 3000m. Duke bërë diçka të tillë ai barazoi rekordin e vendosur nga atleti ish-Bashkimit Sovjetik, Valeriy Borzov. Në total ai ka plot 7 medalje të arta pasi në moshën 18-vjeçare fitoi në garën e 3000m në Gllasgou 2019.
sfidanti.al