Në Suzuka, Mercedes GP po përgtitet për një tjetër fundjavë të madhe. Veturat gjermane kanë qenë më të shpejtat në provat zyrtare të mbajtura mëngjesin e sotëm në Japoni, ku Kimi Antonelli i parapriu shokut të tij të skuadrës, George Russell.
Diferenca mes dy pilotëve në xhiron e tyre të shpejtë ishte vetëm 0.298 sekonda, por kaq ka mjaftur që 19-vjeçari të koleksionojë “pole positionin” e tretë sezonal.
“Jam shumë i lumtur për xhiron e bërë. Ishte një xhiro shumë e mirë pa gabime”, tha Kimi Antonelli.
Dhjetë më të shpejtit në Suzuka:
1 Kimi Antonelli Mercedes 1:28.778
2 George Russell Mercedes 1:29.076
3 Oscar Piastri McLaren 1:29.132
sfidanti.al

