Alvaro Bautistën e propozojnë për martesë në konferencë shtypi

Konferenca për shtyp e pilotëve të MotoGP në prag të garës së Austin në Texas pati anen romantike te saj dhe protagonist u bë Alvaro Bautista. Në nje moment ne drejtim te pilotit erdhi një pyetje nga rrjetet sociale ku e fejuara e pilotit spanjoll, Grace, i kërkoi të martohej me të.

Bautista, që garon me Ducati Aspar u ndje në siklet dhe u skuq në fytyrë, por më pas dha përgjigjen e tij: ‘Përpara se të nisesha për Argjentinë i propozova Grace për martesë dhe ajo pranoi, kështu që po, do të martohemi-ishte deklarata e Bautistës.

sfidanti.al