Alonso në krah të Verstapenit: Hamilton duhej zbritur në fund!

Piloti i madh i Formula 1 ka ndërhyrë në betejën e fjalëve që shoqëron betejën në pistë për titull këtë sezon. Fernando Alonso mendon se Ljuis Hamilton është mbajtur me “hatër” nga organizatorët dhe Federata Botërore e Automobilizmit, duke u dënuar fare lehtë në Çmimin e Madh të Brazilit në Interlagos. Në atë garë, kampioni i botës u zbrit 5 vende më poshtë në nisje për shkak se Mercedesi i ndryshoi motorin dhe spanjolli thekson se masa ndaj tij ishte e pamjaftueshme. “Hamiltoni duhej ta kishte nisur garën në vend të fundit, – tha Alonso, – ata që kalojnë një numër të caktuar të ndryshimit të motorëve duhet të zbriten në vend të fundit. Ishte jo logjike ajo që ndodhi sepse Mercedesi shtoi fuqinë e motorit. Kjo do të thotë se para çdo gare, Mercedesi mund të shtojë fuqinë e motorit, të dënohet me 5 vende, por ta fitojë garën në fund”.

Sfidanti.al