Aksident i frikshëm për Carlos Sainz

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë garave të “Dakar Rally”, ku i përfshirë ishte piloti spanjoll, Carlos Sainz Sr. Makina e babait të pilotit të Formula 1 Carlos Sainz Jr., u përmbys gjatë garave në pistat me rërë, ku së bashku me të ishte dhe piloti katalanas, Lucas Cruz. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, të dy pilotët ishin në gjendje të mirë dhe se nuk kishin pësuar asnjë dëmtim, teksa të dy kërkuan që të vazhdonin sërish garën. Carlos Sainz Sr. prej kohësh është një pilot i Rally-t, teksa është shpallur dy herë kampion bote në këtë sport me “Toyotan” në vitin 1990 dhe 1992.

sfidanti.al