Vite më parë, kur Sulejman Starova ishte trajner i një klubi, pati treguar një histori speciale, që ka bërë vend në “muzeun e qyfyreve”. Para ndeshjes, trajneri u kishte kërkuar një “nder historik” futbollistëve të tij : Të mos gjuanin në portën kundërshtare në pjesën e pare, sepse nganjëherë e mbush edhe shejtani”
Kjo anektodë e paharruar , na u kujtua pikërisht këto ditë, sepse Starova, tani si zyrtar i denjë i FSHF-së, në një intervistë për Kombëtaren, kishte thënë se po i lutet zotit që futbollistët tanë të shënojnë gola nga largësia në Eurpian, siç ndodhi gjatë eliminatoreve!
Sikur “zoti i futbollit” të kishte mundësi të na lutej edhe ai neve, me siguri do t’i thoshte Sul Starovës se nuk mund të jesh një herë kundër golit, kur i tha futbollistëve të mos godasin portën, dhe..tani me Kombëtaren, i dashka kaq shumë golat, dhe jo nga afër, por nga ..largësia!
Sfidanti.al