Këtë të enjte “Arena Kombëtare” u mbush si asnjëherë më parë që prej nëntorit të 2019-ës kur edhe u insgurua. Mijëra të rinj e të reja por jo vetëm, u grumbulluan në shkallët e të famshmit stadium modert në kryeqytetit, i ndërtuar për t’i dhënë një tjetër hov dhe imazh futbollit në vend por mesa duket, nga largësia e 4 viteve, misioni ka dështuar. “Arena Kombërtare” që sigurisht është konceptuar edhe si një kompleks argëtimi, për fat të keq po i plotëson pritshmëritë vetëm kur ka ditë “festash” dhe sigurisht këtu nuk është faji i drejtuesve të stadiumit apo njerëzve që e manaxhojnë sepse në bankën e akuzës në këtë rast ngjitet vetëm futbolli. Pas spektaklit të Alban Skënderajt mund të dallohet qartë kontrasti. Interesi minimal për futbollin në total ndoshta nuk i ka grmbulluar aq njerëz në 1 sezon të tërë dhe për këtë duhet të reflektojmë. Stadiumi i tekmbushur vetëm në raste spektaklesh është një këmbanë alarmi për futbollin. Arena Kombëtare u ndërtua për të qenë tempulli i lojës më popullore në vend, ky është misioni kryesor.
Nga Pirro Bardhyli