Rroftë “Babagjyshi” FSHF

Tirana ndryshon pothuajse gjithë skuadrën, Egnatia ndryshon sërish dhe jo pak, Vllaznia me hallet financiare ndërsa pjesa tjetër në vendnumëro. FSHF ka shpërndarë nga rreth 90 mijë euro për klubet e Superiores që në gjuhën e shifrave të futbollit sot janë thjesht një “copë buke”. Titujt bombastikë të “oksigjenit” që po u jep FSHF klubeve nuk mungojnë, a thua se janë para halli dhe jo detyrim i institucionit për pjesëmarrësit në garat zyrtare.

Një futboll që u falet “bakshisheve” të FSHF-së nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si serioz dhe profesionist. Çfarë halli do t’i zgjidhin Tiranës me 1 mijë halle…. 90 mijë eurot? A do ta ndihmojnë Vllaznina të shpërndajë disa paga? Dhurata e babagjyshit “Sulltan” duket si një pikëz ujë për buzët e maratonomakut ende në garë me kohën dhe kushtet atmosferike për të vrapuar drejt misionit të rëndësishëm…për të mbajtur në jetë futbollin shqiptar.

sfidanti.al