Tashmë, problemi më i madh që po shqetëson të gjithë ushtrinë e mbështetësve të presidentit aktual të FSHF-së, është që më në fund i është gjetur një kandidant shefit tyë tyre, i cili po i vë pikëpyetje vazhdimin e mbretërimit që po i arrin dy dekada. Pra sikleti është, se pse po i vihet përballë një njeri i ardhur nga politika dhe jo parregullsitë e shumta të sajuara nga vetë sundimtari i futbollit. Por ka një të vërtetë që ekziston. Pikërisht gjatë këtij drejtimi despotik, njerëzit e këtij sporti e kanë humbur fare aksesin dhe kështu, ata që janë treguar të drejtpërdrejtë janë zbuar nga skena, ku kanë mbetur vetëm të bindurit, ata që kanë ndërtuar një karierë të re sipas mënyrës së tyre. Vite më parë, Rudi Vata tentoi të kandidonte përballë Dukës dhe përfundimi i farsës së atëhershme ishte vërtetë i turpshëm. Vetëm një votë për kapitenin e Kombëtares, njeriun që luajti për Sëlltikun e Glazgout dhe së fundi trajnerin e futbollit. Pra kaq vlejti për këtë komunitet tashmë të deformuar, të depersonalizuar, kampioni i tyre i dikurshëm.
Ja edhe një prononcim publik i vetë Rudit, ende të zhgënjyer edhe pas tetë vitesh: “Njerëzit në Shqipëri jetojnë sipas interesit të momentit dhe dalin në krah të tezave në varësi të interesit të tyre. Do të ishte mirë që kandidatët të ishin nga bota e futbollit dhe të njohur në arenën Europiane, por duke parë eksperiencën time, e kuptojnë se në një vend si Shqipëria nëse konkurron denjësisht, është e vështirë të fitosh. Këtu shitet dhe blihet çdo gjë. Nëse në Shqipëri blihet dhe shitet vota në çdo fushë të jetës, kështu ndodh edhe në futboll”. Pra në një nga hotelet e plazhit të Durrësit, ku do të zhvillohet Asambleja e 7 shkurtit, futbolli do të jetë sërish thjeshtë një nocion i leverdisshëm për t’u mbajtur nën zgjedhë dhe Dukës nuk i bëjnë më përshtyje kapitenë si Vata, por kundërshtarë me “muskuj” që mund t’i bëjnë keq… Fino po dhe këtë rradhë e ka acaruar shumë.