Sa herë që zemra e një kampioni të madh pushon, sepse na kujtohen fjalët e ikonës së volejbollit Shaban Uka, të cilat pati fatin e mirë apo të keq, ti dëgjonte i pari vetë kryeministri: “ Zoti Rama, ishte diçka shumë e bukur që kujtuat veprën e paharruar sportive të Asllan Rusit dhe Dash Fagut, dy legjenda të gjalla të volejbollit, por të mos harrojmë edhe kampionët që nuk kanë mbylllur sytë akoma”. Një frazë e fortë, madje më e fortë se vetë “vareja” e Ukës në kohën kur sporti i tij ishte krenari kombëtare, ndërsa gjuajtja e Shabanit pagëzohej si “britma e lojës”. Një frazë që vlen sa një goditje nokauti në sportin e boksit, atij që këto ditë ka humbur një nga kampionët më të ndritur të ringut, Todi Jankun. Në kohën e tij, kur boksonte kishte një tabelw që paralajmwronte “ Kujdes, ruhuni nga Todi, nwse e doni fytyrwn” , ngaqë zotëronte një të majtë fatale për kundërshtarët, që vetëm sheqer nuk kishte, madje ata që e patwn fatin e keq ta provonin, thonin me humor se do të ishte më mirë t’i dilje trenit përpara, sesa të provoje goditjen që të vërdalloste botën.
Këto ditë, që Todi Janku ka mbyllur sytë në moshën 87 vjeçare, dhe sipas zakonit tone, ku të vdekurit janë më të lavdishëm se të gjallët, është folur shumë për bëmat e tij, për despotizmin 12 vjeçar të një kampioni, për një grusht me të majtën që të këpuste gjunjët.. Sa ishte gjallë Todi, ai marangozi që në zanat kishte më shumë ledhati për drurin, thoshte disa fjalë , që për veshët tanë të mësuar keq, kumbojnë sfidues, sidomos kur ai nuk është: “ Po vrapojnë të gjithë pas topit dhe po drogohen me të, por boksi dhe sportet e tjera kanë më shumë shpirt dhe më pak para”.
Sfidanti.al