Asambleja, futbollit i erdhi pak goja! Cili ishte dështaku i vërtetë..

Thuhet qe I qenka prishur terezia kapove te FSHF nga kjo asamble e fundit. U duken ne siklet ne fakt ne momentin qe perfaqesuesi I Partizanit tentoi me shume ndroje e pasiguri ti drejtohej foltores se asamblese, pasiguri e lidhur me shume me peshën e personit qe kishte marre persiper te perfaqesonte klubin sesa nga serioziteti I ceshtjeve shume te rendesishme qe do te parashtronte. E pra ishte mbase hera e pare qe nje klub I rendesishem ngrihej per ceshtje per te cilat duhet te kishin vene ulerimen te gjithe klubet ne korr me kohe. Perfaqesuesi I Partizanit foli me te drejte per tre probleme te cilat tashme jane kthyer ne nje kangrene per te cilen duhet nje nderhyrje radikale ne te gjithe sistemin ose me sakte ne ndryshimin e sistemit vete. Trukimi I ndeshjeve, nje fenomen I perjavshem tashme qe ka marre bekimin madje mund te them qe eshte ideuar dhe promovuar nga drejtuesit.

Arbitrazhi sportiv si nje shkalle e trete gjykimi qe del mbi  komisionet qesharake te FSHF, te cilet e kane provuar ne cdo vendim te tyrin qe nuk jane  te pavarur dhe te lire ne zbatimin e statuteve dhe rregulloreve mbi te cilat operojne, qe interpretojne verberisht sipas urdhrave  nga siper.. Si edhe transparence financiare nga institucioni qe ne fakt eshte edhe çeshtja me e rendesishme qe thuajse kurre nuk eshte kuptuar nga klubet nga keta qe jane ne fund te fundit aksionere ne kete shoqate qe eshte FSHF dhe kane cdo te drejte legjitime te marrin info te detajuara se cfare behet me parate e shoqates, si shpenzohen, si shperndahen. Do te doja shume te kishin shtuar ketu edhe te drejten e klubeve per te audituar FSHF ose per nderimin e kompanise qe ben auditimin. Fakti qe ka 15 vjet qe aty behet loja e babëzitur e parase eshte pak te thuash dhe kompania ne fjale e nxjerr cdo gje te kopsitur e te kulluar, atehere te ben te dyshosh fort ne keto raporte.

Keto ishin tre problematikat e shtruara, por qe mund te ishin edhe shume me teper. Ka shume per te thene, shume. Por nuk flet njeri, ose edhe kur flet dikush sic beri Partizani ne kete asamble, mbetet nje ze i vecuar. Dhe kjo eshte cudia e madhe, viktimat qe nuk ngrene zerin per padrejtesite qe po i behen. Heshtin, ose ngrene disa ceshtje shume periferike sikur te duan tja lehtesojne keta vete brerjet e ndergjegjes torturuesit per ato se cfare ai po I shkakton. Cfare eshte ky mazokizem? Pse i pranojne me kaq qejf ose edhe ne heshtje keto qe po I behen ne kurriz? Kete nuk arrij fare ta kuptoj, me del nga llogjika e tera kjo. Pse kane kaq frike nga kjo arrogancë provinciale?

Klubet duhet ta kuptojne qe jane me te forte se individi. Kushdo nga Klubet e jo me Partizani, te cilin donte t’i fiknin edhe  zerin ne asamble, u shit sikur ishte ne dashamiresine e ketij qe ta linte te fliste. Arroganca zyrtare ka marre fushat, duket haptas ne cdo gje qe ben, menyren si I trajton anetaret, parteneret e ndryshem, komunitetin e futbollit por edhe punonjesit e FSHF nje pjese te te cileve madje  i ka nga “lagjja” e tij. A ju beri pershtypje se si u shpreh per Staroven para pak diteve? Eshte i deshtuar tha. E pra Starova ka ne kurriz nje deshtim shume te madh, por jo si trajner nje rol ne te cilin ka krijuar nje profil dhe nje karriere te gjate e te sukseshme. Deshtimin e ka si Sekretar, ne momentin qe loboi fort qe ky kampion i mosmirenjohjes te behej President I FSHF. E qe me pas,po  ky President, te ngrinte sistemin e tij te kamufluar, e si rrjedhoje nje sistem koke e kembe në interes të tij. Tani se kush eshte deshtaku i vertete ne kete mes eshte vetem ceshtje interpretimi, por duhet ti japim Çezarit ate qe eshte e Çezarit. Zotin s’po e shqetesojme per keto hallet tona..

 

Ben Kulla