Zhegrova-Juve, të gjitha detajet e marrëveshjes

Juventusi mirëpret Edon Zhegrovën. Anësori i përfaqësueses së Kosovës, i lindur në vitin 1999, i bashkohet klubi bardhezi me një marrëveshje të përhershme, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030. “Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me LOSC Lille për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Edon Zhegrova, për një shumë prej 14.3 milionë eurosh, të pagueshme në katër vite financiare, plus shpenzime shtesë prej 1.2 milionë eurosh. Bonuse deri në 3 milionë euro parashikohen gjithashtu me arritjen e objektivave të caktuara sportive. Juventusi ka nënshkruar një kontratë me lojtarin deri më 30 qershor 2030”.

sfidanti.al