Zbehet ëndrra për medalje, Abakharov eleminohet në çerekfinale

Zelimkhan Abakharov nuk ia del të sigurojë biletën e gjysmëfinales në Paris 2024. Mundësi rus me pasaportë shqiptare u eleminia në çerekfinalen e olimpiadës në duelin e zhvilluar me mundësin indian, Aman Aman. Mundësi indian mori një avantazh të shpejtë ndaj mundësit shqiptar duke shkuar në rezultatin 3-0. Ai më pas i bëri një kapje duke e çuar rezultatin në 11-0 dhe duke detyruar Abakarov që të tentonte gjithçka për gjithçka pasi vetëm një vënie me shpatulla në tapet mund t’i jepte fitoren. Mundësi aziatik triumfoi me rezultatin e thellë 12-0 përballë Abakharov që ishte edhe shpresa më e madhe e Shqipërisë për të fituar medaljen e parë në historinë e olimpiadës. Gjithsesi, edhe pse Abakaraov është jashtë garës për medaljen e artë, ai mund të garojë ende për të bronztën nëse Aman shkon në finale.

sfidanti.al