Një mbajtës i mëparshëm i shiritit i jep një këshillë nga larg një kandidati për ta mbajtur atë shirit shumë shpejt. Xhoshua Kimih pritet të jetë kapiteni i Bajernit pas Manuel Nojerit apo Tomas Mylerit, dhe një kapiten fitues i Filip Lahm ka një vlerësim dhe një fjalë për të. “Ai është një lojtar sulmues që pozicionin e tij e kupton në aspektin ofensiv, – thotë kampioni i botës i vitit 2014, – ai pason dhe e shpërndan topin shumë mirë, por duhettë punojë pak në mentalitetin e tij për të qenë më i mirë si mbrojtës. Atëherë do të jetë një numër 6 i vërtetë”. Gjithsesi, në krah të Marcelo Zabicerit, Kimih është kthyer më shumë në një numër 8 sesa në një numër 6.
Sfidanti.al