“Dua të lajmëroj tërheqjen nga boksi, ka qenë një bekim për mua dhe kam dashuruar ç’do moment që kam kaluar në ring”. Tyson Fury e mbyll me kaq me boksin. Pas dy humbjeve që pësoi me ukrainasin Usyk, 36-vjeçari vendos të heqë dorezat dhe të shijojë jetën si një njeri normal. “Jami i lumtur, i shëndetshëm, kam trurin në vend, mund të flas dhe kam një grua të bukur së bashku me gjashtë fëmijë të mrekullueshëm. Kam shumë para, famë dhe sukses. Përse duhet të vazhdoj”, tregon Fury në një video të publikuar në rrjetet sociale.
sfidanti.al