Tottenham, Levy jep dorëheqjen

Daniel Levy ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Tottenham pas 25 vitesh në krye të klubit. Vendimi erdhi si surprizë, por ndjek muaj kritikash dhe protestash nga tifozët për mënyrën e menaxhimit.

Nën drejtimin e tij, Tottenham u transformua në një markë botërore, duke arritur finalen e Champions League në vitin 2019 dhe duke fituar Europa League këtë vit.

Një nga arritjet më të mëdha të periudhës së tij është ndërtimi i stadiumit të ri modern “Tottenham Hotspur Stadium”. Pavarësisht suksesit, tifozët shpesh e kanë kritikuar për mungesën e trofeve dhe politikën e merkatos.

Levy u shpreh se ndihet krenar për punën e bërë dhe se do të vazhdojë ta mbështesë klubin si tifoz. Përkohësisht, detyrat e tij do t’i marrë Peter Charrington, ndërsa CEO është emëruar Vinai Venkatesham, ish-drejtues i Arsenal. Ky ndryshim shënon një faqe të re për klubin londinez.

sfidanti.al