Tottenham, Bentancur dënohet për fraza raciste ndaj shokut të skuadrës

Federata Angleze e futbollit dënon me 7 javë pezullim mesfushorin uruguajan, Rodrigo Bentancur për komente të cilësuara si raciste ndaj shokut të skuadrës, Son Heung-min. Ndaj lojtarit është aplikuar edhe gjoba 100 mijë pound për dhunimin e rregullit E3 të federatës në lidhje me intervistat në media. Fjalët që kryqëzuan mesfushorin janë:

“Ajo është fanella e tij? Mund të jetë edhe e kushëririt duke ditur që ata duken të gjithë njëlloj”.

Pavarësisht faktit se Son Heung-min e pranoi faljen e shokut të skuadrës, federate e cilësoi të pavend dhe fyes komentin duke marrë masën disiplinore ndaj uruguajanit. Skualifikimi i Bentancur  është një lajm i keq për trajnerin Ange Postecoglou që për rreth dy muaj duhet të bëjë pa një prej lojtarëve kyesorë të skuadrës së tij.