Tension te Gjermania, mbrojtësi dhe sulmuesi për pak përplasen fizikisht

Tension në kombëtaren e Gjermanisë pak ditë para nisjes së Euro 2024. Mbrojtësi i Realit të Madridit, Rudiger, është për pak u përplas fizikisht me Nicklas Fullkrug gjatë stërvitjes së Gjermanisë. Një episod që ndodhi para rreth 4000 tifozëve që ishin dyndur në kampin stërvitor të Gjermanisë për të mbështetur skuadrën që do të garojë në kompeticionin më të lartë kontinental si mikpritës. Sipas asaj që raporton “Sport Bild”, gjithçka ka ndodhur gjatë një stërvitjeje normale. Lojtarët gjermanë po praktikonin krosimet e tyre kur mbrojtësi i Real Madridit dhe sulmuesi i Borussia Dortmundit u përplasën mjaft ashpër në disa raste. Të dy ishin vendosur në grupe të ndryshme dhe, pas një dyluftimi të fortë, shpërtheu një debat i vërtetë. Pas fërkimeve të para, në duelin e radhës Rudiger e tërhoqi mbajti Fullkrug dhe e tërhoqi poshtë. Sulmuesi, pasi u rrëzua keq, filloi të shante jo vetëm shokun e tij të skuadrës, por edhe një nga anëtarët e stafit teknik, i cili sipas tij ishte fajtor që nuk e kishte ndalur Rudigerin: “Mos fishkëlleni!” Në këtë pikë situata u nxeh dhe, pas futbollistët nisën të shtyheshin, duke shkuar thuajse në përplasje fizike.

sfidanti.al