Sylvinho nuk konsiderohet më “mik i shtëpisë”

Pak ditë më parë në një intervistë dhënë për një televizion, kreu i FSHF-së, Armand Duka foli për herë të parë pas kthimit në atdhe, duke shprehur hapur pakënaqësinë për pikët e grumbulluara në grup dhe këtë e tha vetëm pak pas kualifikimit të Gjeorgjisë, që ashtu si Shqipëria, ndeshjen e fundit e luajti ndaj një gjigandi iberik të pamotivuar por ia doli me sukses të fitonte dhe të siguronte kualifikimin historik, gjë që nuk ndodhi me Shqipërinë kundër Spanjës.

Duka, dhe me të drejtë madje e vendosi si referencë këtë ndeshje për atë që mund të kishte bërë Kombëtarja dhe kjo është një shigjetë gjithashtu edhe për trajnerin. Sylvinho, i konisederuar deri në ditën e fundit të Euro 2024 si Zot, papritur e pa veten disi më të ekspozuar ndaj sulmeve sepse pas deklaratës së Dukës për të ardhmen ende në dyshim të brazilianit, tekniku që deri në atë moment në sytë e analistëvem gazetarëve apo opinionistëve, kishte bërë mrekullinë, u bë më njerëzor. Ja që edhe Sylvinho mund të gabojë dhe nuk është ndoshta aq perfekt sa e kishim menduar e kjo është normale që të perceptohet, por ajo që nuk është normale është se një gjë të tillë nuk guxonte ta deklaronte publikisht askush përpara Euro 2024 e as gjatë evenimentit.

Sot ndoshta Sylvinho nuk e ka më mburojën e padukshme të federatës por ndoshta si për ironi, sot ai është më njerëzori prej nesh sepse sigurisht që bëri një mrekulli të madhe me vendin e parë të eleminatoreve por në Euro 2024, me siguri që nuk mund të flasim për arritje.


Pak ditë më parë në një intervistë dhënë për një televizion, kreu i FSHF-së, Armand Duka foli për herë të parë pas kthimit në atdhe duke shprehur hapur pakënaqësinë për pikët e grumbulluara në grup dhe këtë e tha vetëm pak pas kualifikimit të Gjeorgjisë, që ashtu si Shqipëria, ndeshjen e fundit e luajti ndaj një gigandi iberik të pamotivuar por ia doli me sukses të fitonte dhe të siguronte kualifikimin historik, gjë që nuk ndodhi me Shqipërinë kundër Spanjës. Duka, dhe me të drejtë madje e vendosi si referencë këtë ndeshje për atë që mund të kishte bërë Kombëtarja dhe kjo është një shigjetë gjithashtu edhe për trajnerin. Sylvinho, i konisederuar deri në ditën e fundit të Euro 2024 si Zot, papritur e pa veten disi më të ekspozuar ndaj sulmeve sepse pas deklaratës së Dukës për të ardhmen ende në dyshim të brazilianit, tekniku që deri në atë moment në sytë e analistëvem gazetarëve apo oinionistëve, kishte bërë mrekullinë, u bë më njerëzor në sytë tanë, Ja që edhe Sylvinho mund të gabojë dhe nuk është ndoshta aq perfekt sa e kishim menduar e kjo është normale që të perceptohet, por ajo që nuk është normale është se një gjë të tillë nuk guxinte ta deklaronte publikisht askush përpara Euro 2024 e as gjatë evenimentit. Sot ndoshta Sylvinho nuk e ka më mburojën e padukshme të federatës por ndoshta si për ironi, sot ai është më njerëzori prej nesh sepse sigurisht që bëri një mrekulli të madhe me vendin e parë të eleminatoreve por në Euro 2024, me siguri që nuk mund të flasim për arritje.

Nga Pirro Bardhyli