Superkompjuteri zbulon favoritët për të fituar Champions League

Fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Manchester City, shihet si favorit absolut për të fituar trofeun në sezonin 2023-2024, duke lënë pas vete Real Madridin, Interin dhe Bayern Munchen. Në fillim të sezonit, superkompjuteri i kompanisë së njohur Opta ekzekutoi 10,000 simulime të sezonit 2023-2024 të Ligës së Kampionëve dhe zbuloi se fituesi në fuqi, Manchester City fiton garën me shanse prej 38.9%. Tani, me rikthimin e garës me ndeshjet e eliminimit direkt, me Cityn që udhëton për në Danimarkë për t’u përballur me Copenhagen dhe gjiganti evropian, Real Madrid përballë RB Leipzig, Opta vendosi se ishte një moment i mirë si çdo tjetër për të parë se si superkompjuteri i vlerëson shanset e secilit ekip. Edhe kësaj radhe, Opta ka bërë 10,000 simulime për pjesën tjetër të sezonit dhe aty shihen shanset e secilit ekip që ka për të kaluar në secilën fazë të garës, si dhe sa shanse ka për ta fituar trofeun. Nga 16 skuadrat e mbetura, vetëm katër ishin ekipe që kanë shanse mbi 10%, me Cityn që mbetet favorit absolut për të fituar sërish Ligën e Kampionëve me 32.1%. Manchester City shihet si favorit nga Opta. Pas Cityt vjen Real Madridi në vendin e dytë me 15.4% shanse për të fituar trofeun, i pasuar nga Interi me 11.6% dhe Bayern Munchen me 10.1% shanse për të ngritur lart trofeun. Arsenali zë vendin e pestë me 8.4% shanse, Paris Saint-Germain i gjashti me 6.4%, Barcelona me 3.4%, Borussia Dortmund me 3%, Atletico Madridi me 2.4%, PSV me 1.5%, Porto dhe RB Leipzig me nga 1.4% shanse, Real Sociedad me 1.3% dhe Napoli me 1.1% shanse për të fituar. Lazio me 0.4% është skuadra me më së paku shanse për të fituar, pasi Copenhagen nuk ka asnjë shans duke u kuotuar me 0% shanse.

sfidanti.al