Luciano Spalletti, duke folur për Sportmediaset, komentoi fitoren e të shtunës kundër Pisa-s. Trajneri i Juventusit tha: “Po, mund ta quajmë këtë një fitore të vështirë, impenjative. Na u desh të përballeshim me fizikalitetin e Pisa-s dhe disa nga gjërat që ata i bënë mirë”.
“Edhe Pisa dhe ne mund të kishim mbetur në disavantazh në fund të pjesës së parë, sepse vuajtëm ato pesë minuta njësoj siç vuajtëm gjashtë ose shtatë minutat e para të pjesës së dytë. Më pas loja mori drejtimin e duhur, në mes të pjesës së dytë pashë disa gjëra shumë të mira të bëra”.
Për pikën kthese që erdhi me zëvendësimet, veçanërisht me Zhegrovën: “Zhegrova i ka ato cilësi, por ai kishte ethe gjithë javën, kështu që u stërvit vetëm të premten në mëngjes. Ai kishte temperaturë të lartë për tri ditë, kështu që bëri shumë për të bërë atë që bëri. Qëndroi në fushë për 35 minuta me një nivel të lartë cilësie dhe shpejtësie”.
sfidanti.al

