Kur ka interesa, as nuk bëhet fjalë për shoqëri apo vlerësim të karakterit. Të paktën, është shumë e vështirë që të ndodhë. Një egoist i madh si Sër Aleks Ferguson nuk ka pikën e respektit (të paktën nuk e pëlqen) për një tjetër egoist të madh si Mino Raiola. Ish-trajneri i Mançester Junajtidit dhe agjenti i futbollit nuk kanë shkuar mirë në ditët kur bënin biznes bashkë, të detyruar nga rrethanat dhe Fergi nuk e ka harruar këtë, edhe pse kanë kaluar 5 vjet dhe ai është në pension.
Çfarë mendimi ke për Pol Pgbanë?, ishte pyetja që një lojtar regbie nga Afrika e Jugut, ndërsa skocezi legjendar po mbante një fjalim motivues përpara skuadrës së tij, “Sejl Sharks”. Pyetja ngacmoi një plagë të vjetër, pasi agjenti i Pogbasë nuk pranoi ofertën e Sër Aleksit në 2012 dhe francezi kaloi falas tek Juventusi, për t’u blerë përsëri nga klubi i “Old Trafordit” për mbi 100 milionë euro.
“Pogba? – tha Fergusoni, – ne e dinim që ai ishte një lojtar shumë i mirë. Ai është përsëri një lojtar shumë i mirë, por ai ka një agjent të keq. Ai ka një agjent që është si një “thes me m…”. Këto ishin fjalët e skocezit që nuk njihet për delikatesën në të folur (ndonjëherë lëshon edhe ndonjë këpucë në zemërim e sipër). Sër Aleksi ishte një trajner i madh që fitoi më shumë se të gjithë, veçse në rastin e Pogbasë doli i humbur.
Sfidanti.al