Seferi “abonohet” me golin

Taulant Seferi ka rilindur në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Superligën turke me fanellën e Bodrumspor. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në sfidën kundër Adana Demirspor në minutën e 54-t (aktualisht ndeshja është 2-1 për Bodrumsporin). Ky është goli i dytë radhazi për Seferin me skuadrën e tij të re. Në fushë me fanellën e Bodrumsporit është edhe mbrojtësi i kombëtares Arlind Ajeti.

sfidanti.al