Rivera: Itali-Gjermani, derbi i Europës

Itali-Gjermani nuk do të jetë kurrë një sfidë si të tjerat. Nga superndeshja në Meksikë 1970, e cila përfundoi 4-3, në atë të Gjermani 2006, e fituar nga “të kaltërit” e Lippit me golat e Grosso dhe Del Piero në fundin e kohës së dytë shtesë. Tani vjen një çerekfinale, një ndeshje që do të luhet vajtje-ardhje mes kombëtares së Luciano Spallettit dhe asaj të Julian Nagelsmann. Sfida fillon nesër në San Siro, pastaj luhet sërish të dielën në mbrëmje në Westfalenstadion në Dortmund. Gianni Rivera, i intervistuar nga edicioni i sotëm i Corriere della Sera, komentoi për ndeshjen mes italianëve dhe gjermanëve:

“Sigurisht që kanë humbur diçka, por mbeten dy shkolla të shkëlqyera. Është derbi evropian dhe si të gjithë derbit nuk ka parashikim, gjithçka mund të ndodhë. Italia e Spallettit? Trajneri ka rindërtuar grupin pas një Europiani të vështirë. Mund të bëjë vetëm më mirë, duke nisur që nga ndeshja kundër gjermanëve. Disa lojtarë kanë cilësi, si Barella apo Tonali, por duhet diçka më shumë, sidomos në sulm. Është gjithashtu bukur të shohësh djalin e Paolo Maldinit dhe nipin e Cezares në kombëtare”, ka thënë mes të tjerash ish-lojtari i njohur i Italisë.

sfidanti.al