Një minutë heshtje për ish-lojtarin, por ai nuk ka vdekur

Gafë e pabesueshme në Bullgari. Para ndeshjes kundër Levskit të Sofjes, lojtarët e Arda Karxhalit u rreshtuan në një rreth në mes të fushës së bashku me kundërshtarët e tyre për një minutë heshtje me kokë të ulur në kujtim të Petko Gançevit.

Por personi në fjalë nuk kishte vdekur dhe klubi bullgar u detyrua në fund të ndeshjes të kthehej dhe t’i kërkonte falje familjes së ish-futbollistit për atë që ndodhi.

“Drejtuesit e PFC Arda dëshirojnë t’i shpreh ndjesë të përzemërt ish-lojtarit të Ardës, Petko Gançev dhe familjes së tij, pasi klubi mori informacione të pasakta për vdekjen e tij”, ka shkruar klubi në profilin e tij në Facebook.

sfidanti.al