Rinovimi, Pedri nuk fsheh lumturinë

Pedri rinovoi me Barcelonën duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030. Në intervistën e dhënë pas firmës, mesfushori nuk fshehu dot lumturinë. “Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur prej shumë kohësh. “Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk jam ndjerë kështu, po shijoj futbollin, që në fund të fundit është ajo që më pëlqen më shumë. Dhe, falënderues për besimin e trajnerit dhe klubit, tani duhet ta rikthejmë këtë besim në fushë dhe të fitojmë tituj, për çka është krijuar kjo Barça”. “Ne kemi një ekip të mirë, mbi të gjitha shumë të ri, i cili do të jetë edhe më i mirë pas disa vitesh. Gjëra të mira po vijnë për tifozët e Barçës”. “Jam i lumtur që jam aty ku dua më shumë, tani vazhdoj të shijoj futbollin dhe të jem këtu te Barça. E kam thënë shumë herë, ka qenë ëndërr që i vogël dhe zgjatja e kësaj ëndrre është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Realiteti i tejkalon ëndrrat, po e shijoj vërtet përvojën time këtu. Tani vazhdoj të shijoj gjithçka”.

sfidanti.al