Ramadani: Lecce është gjithçka për mua

Mesfushori i Lecce-s, Ylber Ramadani, ka folur për rëndësinë që ka klubi salentin për të dhe për marrëdhënien me trajnerin Eusebio Di Francesco-n, në prag të ndeshjes ndaj Cagliari-t, e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Në një intervistë për Sky Sport, Ramadani theksoi lidhjen e fortë që ka krijuar me Lecce-n që nga transferimi i tij në verën e vitit 2023 nga Aberdeen. “Lecce për mua është gjithçka, për momentin. E di çfarë do të thotë mbijetesa për këtë skuadër dhe për këtë tokë dhe kjo për mua ka një domethënie shumë të madhe”, u shpreh mesfushori shqiptar.

Duke folur për stilin e lojës, Ramadani nënvizoi se skuadra luan në mënyrë agresive dhe kërkon të ushtrojë presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit. Ai vlerësoi veçanërisht besimin që i ka dhënë trajneri Di Francesco gjatë këtij sezoni. “Jemi agresivë dhe shkojmë gjithmonë përpara për të kapur kundërshtarin. Di Francesco më ka dhënë shumë besim këtë vit dhe po bëjmë vërtet mirë. Kemi pasur pak fat të keq, por më pëlqen shumë mënyra se si na bën të luajmë”, përfundoi Ramadani.