Vitinha, João Neves dhe… Enzo Fernandez. Kjo është mesfusha që Paris Saint-Germain ka në mendje për sezonin e ardhshëm, sipas portalit “Fichajes.net”. Duke cituar burime pranë klubit francez, faqja shpjegon se klubi parisien i ka bërë tashmë një ofertë të madhe Chelseat, me qëllim që ta sjellë në Francë mesfushorin argjentinas, fitues të Kupës së Botës në Katar.
Po flasim për 150 milionë euro (125 milionë euro fikse dhe 25 milionë euro në varësi të objektivave që duhen arritur) që PSG thuhet se ia ka ofruar tashmë ekipit të udhëhequr nga Enzo Maresca.
Duke pasur parasysh që Enzo Fernández luajti për Benficën para se të mbushte 24 vjeç (ai ishte 22 vjeç kur u transferua nga ‘Eagles’ te Chelsea), Benfica do të përfitonte gjithashtu nga marrëveshja, duke pasur të drejtë për një pjesë prej 5% të vlerës totale të çdo transferimi të ardhshëm të mesfushorit, përmes mekanizmit të solidaritetit të FIFA-s.
Sipas këtij mekanizmi, i cili synon të përfitojnë klubet që stërvisin lojtarë, Benfica do të merrte afërsisht 750,000 euro për transferimin e Enzo Fernández te PSG, nëse vlera e kësaj marrëveshjeje të mundshme konfirmohet. River Plate do të ishte përfituesi kryesor, me 5.25 milionë euro, nga marrëveshja, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e rritjes së lojtarit u zhvillua në klubin argjentinas.
sfidanti.al