Prenga sfidon Joshua-n: Tani ka ardhur koha ime

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga përballë njëri-tjetrit kanë dhënë spektakël në konferencën e djeshme për shtyp në Londër. Siç dihet dy boksierët do të ndeshen më 25 korrik në një duel, i cili do të mbahet në Arabinë Saudite.

Në një moment të parë organizatorët njoftuan se ky takim do të zhvillohej në Riad, por më pas sfida u transferua në “Jeddah Superdome”. Ky duel do të jetë i pari për Joshua-s, i cili u rikthye në ring në dhjetor kur mundi në 6 raunde Jake Paul në Miami. Dhjetë ditë më vonë Joshua i mbijetoi një aksidenti me makinë, i cili ishte fatal për dy pjestarët e skuadrës së tij, Sina Ghami dhe Latif “Latz” Ayodele.

“Kam respekt të madh për Anthony Joshua-n dhe gjithçka që ai ka arritur në boks. Është një luftëtar i shkëlqyer. Secili ka momentin e vet dhe besoj se ky është i imi”, sfidoi Prenga boksierin anglez. Sa i përket Joshua-s, ky takim mendohet se është parapërgatitor për një tjetër duel të madh. Mësohet se në tetor ose në nëntor ai do të sfidojë Fury-n në “Wembley Stadium”.