Kombëtarja gjermane ka marrë një lajm shumë pozitiv në prag të Kupës së Botës 2026, pasi portieri veteran, Manuel, Neuer është rikthyer në stërvitje me grupin në qendrën sportive të Frankfurtit.
Gardiani 39-vjeçar kishte munguar në miqësoren ndaj Finland, ndeshje që gjermanët e fituan bindshëm me rezultatin 4-0. Problemet në pulpë kishin ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike dhe për praninë në Botëror, sidomos duke pasur parasysh se dy vite më parë kishte njoftuar largimin nga kombëtarja.
Megjithatë, rikthimi në fushë ka qetësuar stafin teknik të drejtuar nga Julian Nagelsmann. Neuer fillimisht zhvilloi ushtrime atletike me vrapime dhe sprintime, përpara se të kalonte në programin specifik për portierët. Ky zhvillim konsiderohet një sinjal inkurajues për Gjermaninë, e cila do të nisë aventurën në Kupën e Botës më 14 qershor ndaj Curaçao-s. Portieri i Bayernit pritet të testohet edhe në miqësoren e 6 qershorit kundër Shteteve të Bashkuara, në Chicago, për të vërtetuar se është rikuperuar plotësisht.
Në sfidën ndaj Finlandës, portën e mbrojti Oliver Baumann, i cili gjatë dy sezoneve të fundit është konsideruar alternativa kryesore në kombëtare. Nagelsmann ka folur me vlerësime të mëdha për të, duke e cilësuar si një “zgjedhje të dytë të nivelit botëror”.

