Julian Nagelsmani u bë rekordmeni i stolit lidhur me koston e transferimit kur kaloi në Mynih që nga Lajpcigu. Bajerni pagoi 25 milionë euro për klauzolën e tij të transferimit, meqë kishte kontratë, dhe Paris SG do të provojë një shpenzim të tillë për teknikun e radhës. Mediat raportojnë se kampionët e Francës kanë gjetur akordin me Kristof Galtienë dhe do t’i paguajnë Nisës 10 milionë euro që ta lejojë që të largohet. Galtie është një trajner shumë i mirë që fitoi në 2021 titullin në Francë me Lilën, dhe që e ngriti lart edhe Nisën, veçse PSG do të duhet të presë që ta prezantojë. Kjo, sepse duhet arritur akordi me Maurisio Poçetinon për t’u larguar kundrejt 15 milionë eurove. Kjo pritet të ndodhë të enjten, dhe shpenzimi total për parizienët arrin në 25 milionë euro.
Sfidanti.al