Nuk i duan sheikët tek Man. Siti? Do t’i kenë tek Man. Junajtidi!

Premier Liga është vërtet kampionati më i fortë në botë, më i pasuri dhe më i shkëlqyeri, por gjithnjë e më shumë aksionerët i përkasin zonave të tjera gjeografike të botës. Në një kohë që ka nisur një stuhi e vërtetë ndaj Mançester Sitit dhe pronarëve të tij nga Lindja e Mesme, ja ku vijnë ofertat nga ai rajon për Mançester Junajtidin. Flitet për Sheikun Tamim Bin Hamad Al Tani, sundimtarin e Katarit, që është tifoz i deklaruar i “djajve të kuq”. Pritet që sheiku të mos i ketë problem 6 miliardë paundët që kërkojnë Glejzërsat dhe se mund të investojë në “Old Traford”, si dhe për forcimin e skuadrës. Lindja e Mesme po afrohet gjithnjë e më shumë, siç bëri familja mbretërore saudite që bleu Njukasëllin.

Sfidanti.al