Milani mbetet ende në ajër për De Ketelerin dhe Zijeçin!

Është kampion në fuqi i Italisë, ka një ekip mjaft të mirë dhe simpatik, por sërish e ka të vështirë që të përforcohet për sezonin që vjen. Milani nuk po mundet të “ngrihet në fluturim” siç po bëjnë Juvja dhe Interi, edhe pse e mori Zhunior Mesiasin nga Krotone, ndërsa algjeriani Benaser është më pranë rinovimit. Problem është që Zijeç ka rrogë të lartë dhe thuhet se ka edhe karakter të vështirë. Dibala është më shumë një hipotezë e largët, ndërsa De Keteler nuk është i sigurt. Futbollisti dëshiron të luajë për kuqezinjtë dhe klubi Italian do të rrisë ofertën mesa duket, pasi 20 milionë euro nuk mjaftojnë. Konkurrenca nga Anglia është e madhe dhe Maldini do të jetë i detyruar të “shkulë” 30 milionë euro nga llogaria bankare për të marrë De Ketelerin.

Sfidanti.al