Milan i madh në Romë, por “plagët” quhen Ibra e Rebiç

Nuk e ka aspak gabim “La Gazeta delo Sport” që si sintezë ka fjalinë se “Milani gjeti ndeshjen më të përshtatshme për t’u ringjallur nga hiri i vet”. E vërtetë, skuadra e Stefano Piolit tregoi se nuk është një “fllad pranvere” dhe se di të kalojë edhe rrëzimet më të rënda, siç ishte ai në humbjen 0-3 me Interin në derbi. Në “Olimpiko” nuk është e lehtë fitohet ndaj Romës, pavarësisht fanelës kuqezi. Të mos harrojmë se Interi e Juventusi dolën 2-2 në “folenë e ujkonjës”, por Milanit i bënte punë vetëm fitorja nëse donte të tregonte sërish se mbetet pretendent për titull.

Ia doli me shifrat 2-1, me gola të shënuar nga Kesi dhe Rebiç, por kjo fitore e madhe u arrit me kosto po kaq të rëndë. Zllatan Ibrahimoviç dhe Ante Rebiç dolën nga fusha të dëmtuar dhe ende nuk dihet sesa mund të mungojnë. Jo vetëm kaq, por Milani pati fat në pjesën e dytë. Borha Majoral, Mkitarian, sërish Mkitarian në 80’ dhe përsëri Mkitarian në 93’ humbën raste të pastër. Sidomos ai i minutës së 80-të i shpëtuar mrekullisht nga Donaruma, dhe ai i kohës shtesë i gjuajtur jo mirë nga sulmuesi armen.

Milani: Donaruma, Kalabria, Kjer, Tomori, Teo Hernandez, Tonali (Meite 83’), Kesie, Zelemekers (Kastijeho 83’), Çalhanoglu (Brahim Diaz 46’), Rebiç (Kruniç 67’), Ibrahimoviç (Leao 56’). Tr. Pioli

Sfidanti.al