Mehmeti ndiqet nga Ipswich

Ipswich Town ka shfaqur interes konkret për sulmuesin shqiptar të Bristol City, Anis Mehmeti, duke synuar ta transferojë atë përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Kandidati serioz për ngjitjen në Premier League po ndjek nga afër situatën kontraktuale të mesfushorit ofensiv, i cili në verë hyn në muajt e fundit të marrëveshjes me klubin aktual. Kontrata e 25-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe kjo i jep Ipswich Town një avantazh të rëndësishëm në negociata.

Klubi anglez synon të përfitojë nga kjo situatë për të forcuar repartin sulmues në fazën vendimtare të sezonit, duke rritur shanset për rikthim në elitën e futbollit anglez.Një transferim i tillë do të dobësonte njëkohësisht edhe një rival direkt në garën për ngjitje, pasi Mehmeti është një nga lojtarët më të spikatur të Bristol City këtë edicion.

Nga ana tjetër, Bristol City dëshiron ta mbajë lojtarin, duke e konsideruar pjesë kyçe të objektivave për “play-off”-in, dhe tashmë ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, Ipswich Town mbetet i vendosur dhe pritet të ushtrojë presion për realizimin e transferimit.

Anis Mehmeti iu bashkua Bristol Cityt në janar të vitit 2023 dhe po kalon një sezon shumë pozitiv në Championship.

Deri tani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 27 ndeshje, ndërsa numëron edhe 3 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale në treg vlerësohet rreth 10 milionë euro.