Mediat spanjolle: Rotacion masiv të hënën në Dyseldorf

Shqipëria do të luajë ndaj Spanjës ndeshjen e tretë në grup që vlen si një finale. Djemtë e Silvinjos do të kërkojnë të marrin fitoren e parë në grup që do të thoshte kalim i fazës së grupeve për herë të parë në histori. Ndërkohë përfaqësuesja e Spanjës, pas fitoreve 2-1 ndaj Italisë dhe 3-0 ndaj Kroacisë ka siguruar vendin e parë në grup me 6 pikë. Kjo ka bërë që mediat spanjolle të jenë në mënyrë unanime të idesë që trajneri De La Fuente të bëjë rotacion në sfidën ndaj Shqipërisë, duke lënë të pushojnë titullarët. “Rotacion masiv i ekipit ndaj Shqipërisë në Dyseldorf. De la Fuente do të ndryshojë njëmbëdhjetëshen”, shkruajnë mediat spanjolle. Por, ndërkohë, sulmuesi Ayoze Pérez, i cili ishte viktimë e një tendosje muskulore, mund të mos jetë i disponueshëm ndaj Shqipërisë. Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit duke nisur nga ora 21:00.

sfidanti.al