Nga Fluminense… te Fluminense. Nuk do të ketë asnjë skuadër tjetër për Marcelon: mbrojtësi i krahut ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist pas 20 vitesh. Pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij mbi të gjitha falë triumfeve të tij me fanellën e Real Madridit (me të cilën fitoi 5 Liga të Kampionëve dhe një mori titujsh të tjerë), ish-lojtari i kombëtares braziliane përfundoi rrugëtimin e tij aty ku filloi në vitin 2005. “Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi im. Ai donte që unë të bëhesha futbollist profesionist dhe unë bëra gjithçka që munda për ta bërë këtë. Kur isha 18 vjeç, Real Madridi më trokiti në derë dhe u zhvendosa: Mund të them që jam një madrilen i vërtetë. 16 sezone, 25 tituj, 5 Champions League, një nga kapitenët dhe shumë netë magjike në Bernabeu, sa çmenduri. Real Madridi është një klub ndryshe”, thotë ai në videon e publikuar në rrjetet sociale në të cilën përshëndet të gjithë. Në sekondat e fundit të videos së tij të lamtumirës, Marcelo donte t’ia kalonte stafetën djalit të tij Enzo Alves, i cili vetëm në moshën 15-vjeçare është një lojtar premtues për Real Madridin.
sfidanti.al