Disiplina, gjoba për Vllazninë, Tiranën e Elbasanin

Komisioni i Disiplinës nuk kursehet, gjoba për klubet e Superiores. Për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, klubi i Vllaznisë dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë. Me të njëjtën gjobë është ndëshkuar dhe Tirana, ndërsa Elbasani është gjobitur me 100 mijë lekë. Pranohet kërkesa e Skënderbeu për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit për sulmuesin Bismark.

Vendimet e plota:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. Lojtari i FK Erzeni, Elvis Gjoni, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. KF Egnatia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-21, kundër FC Dinamo City U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  6. Zyrtari i FK Partizani U-19, Florian Ristani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i FK Partizani U-19, Skander Tahri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. KF Skënderbeu U-15, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe si pasojë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër FC Lushnja U-15, në bazë të neneve 8/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  9. Zyrtari i KF Skënderbeu U-15, Ligor Tiko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Arbër Shytani, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. KF Teuta Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë Femra, kunder KF Tirana Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  12. KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder FK Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Zyrtari i FC Besa U-19, Ardit Guranjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i FC Besa U-19, Kledi Gjergji, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Arsid Gradeci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. FK Shënkolli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-17, kundër FK Pogradeci U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  17. Lojtari i AF Elbasani U-14, Santi Piku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. Lojtari i AF Elbasani U-14, Drin Bashaliu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. Lojtari i Dinamo City U-14, Sebastijan Agaci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. Lojtari i FK Apolonia U-14, Rejdi Çapuni, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  21. Kamza Sport U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Fushë Kruja U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. Lojtari i CCBS, Ermal Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  23. Lojtari i FC Dymbëdhjeta, Albi Alliu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  24. KF Laçi U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-14 kundër KF Skënderbeu U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  25. Zyrtari i KF Laçi U-14, Altin Biba,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  26. FK Apolonia U-19, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19 kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  27. Zyrtari i FK Apolonia U-19, Sedat Pajaziti,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  28. Pranimin e kërkesës së KF Skënderbeu për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sie Bismark Charles Kwarena në bazë të nenit 75 të KDE.
  29. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Partizani U-17, Aldo Duro, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  30. Pranimin e kërkesës së lojtares të KFF Gramshi, Klesta Ago, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  31. Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës së KFF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  32. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Shkodra, Semir Gokaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  33. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Gaia Triumph, Klaidi Shala, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

sfidanti.al