Marash Kumbulla do të jetë në garë me kohën pasi dëmtimi që pësoi në ndeshjen mes Mallorca-s dhe Atletico Madrid ka qenë serioz. Ashtu siç mendohej mbrojtësi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Sipas stafit të mjekëve të ekipit të Mallorca-s për momentin nuk mund të jepet asnjë afat për rikthimin e Kumbullës në fushat e lojës pasi gjithçka do të varet nga fiziku i lojtarit dhe aftësia e tij për tu rikuperuar. Siç dihet më 11 tetor të këtij viti Shqipëria do të luajë në Serbi takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026 dhe në këtë duel prania e Kumbullës duket se është në dyshim.
sfidanti.al